Vidhet një bankomat në Shkozet të Durrësit nga persona të paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, thuhet se "Më datë 09.06.2019,në lagjen Nr.14, Durrës, në orët e para të mëngjesit , persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë, ku dyshohet të kenë marrë një sasi lekësh ende të papërcaktuar". 

Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.