Një ekzekutim i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë. Paraprakisht mësohet se dy persona janë vrarë me armë zjarri gjatë një përplasje me armë.

Burime nga Policia e Shtetit konfirmuan se ngjarja ka ndodhur pranë komisariatit, tek ‘Ura e Përroit’ në lagjen “Loni Dhamo”.

Një prej viktimave eshte 27-vjecari Zamir Latifi, ndersa nuk ehste identifikuar ende viktima e dyte.

Po kështu është plagosur edhe një person i tretë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion. Nuk ende të dhëna për identitetin e viktimave dhe të plagosurit.