Policia ka zbuluar identitetin e autorit të vrasjes së 17-vjeçares Briselda Gjikola dhe plagosjes së të dashurit të saj 23-vjeçar Erjon Bengo në Laprakë mbrëmjen e djeshme.

Autori i dyshuar është Robert P., 19 vjeç, nga Tropoja i cili është shpallur në kërkim. Sipas policisë, motivi i ngjarjes së rëndë është një konflikt që dy djemtë kanë pasur me njëri-tjetrit para një jave.

19-vjeçari kishte ngacmuar Briseldën dhe i dashuri i saj e ka qëlluar. Robert P., në shenjë hakmarrje ka qëlluar me armë çiftin që lëviznin me një mjet tip ‘Benz’.

Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.