Zbardhet vrasja e Jurgen Kurtit, 3 të arrestuar, 1 në kërkim

26/03/2019 - 11:26

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 18 mars 2019, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri 26 vjeçari Jurgen Kurti.

Arrestohen tre shtetas si bashkëpuntorë në vrasje, si dhe u shpall në kërkim një tjetër.Sekuestrohen një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar pas kryerjes së ngjarjes, një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro e lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze.

Pas një pune të mirë organizuar nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri shtetasi, J.K., 26 vjeç, është arritur të bëhet dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje ku janë ndaluar/arrestuar shtetasit:

Elsi Levendi, 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë;

Alesio Berberi, 33 vjeç, lindur në Patos dhe baunes në Patos, Fier;

-Olsi Qalliaj, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër.

Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e  veprimeve hetimore të kryera,  dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë shtetasit e mësipërm së bashkë me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim.

Policia gjatë kontrollit fizik dhe në basnesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.

Gjithshtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.

Veprimet hetimore janë në vazhdim e sipër për të bërë të mundur dokumentimin e plotë me prova ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për dokumentimin e motiveve të kësaj ngjarje.

Policia njofton se për arsye hetimore nuk bëjnë me dije të dhëna të tjera pasi cënojnë hetimin.

Materialet  ju dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”,  “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia njofton se ka shpallur në kërkim dy vëllezër pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit  B.D.

Gjykata Elbasanit ka lënë në burg 4 nga 7 drejtuesit e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit të cilët u arrestuan se më datë 13 qers

Një 43-vjeçar ka humbur jetën në ambjentet e punës pasi është rrëzuar nga skela.Policia bën më dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth o

Një kalimtare është aksidentuar nga një autoambulancë paraditen e sotme tek ish-Restorant Durrësi në Tiranë.

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku humbën jetën 3 pjesëtarë të së njëjtës familje.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytezën Kunzell në Gjermani.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmë në kryeqytet.

Një 25-vjeçar nga Kosova humbi jetën të premten në Gjermani pas një aksidenti fatal me skavator.

Forcat e Posacme "Shqiponjat" kanë goditur dy raste të armëmbajtjes pa leje në Tiranë.