Toni Kroos ka vendosur të kthehet te Gjermania për të dhënë kontributin e tij në ekipin kombëtar në Kampionatin Europian, që do të zhvillohet këtë verë.

Mesfushori i Real Madridit, zbuloi se trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann i kërkoi atij të kthehej në formacionin e ekipit kombëtar për pushimin ndërkombëtar të marsit.

Gjermania përballet me dy miqësore kundër Francës më 23 mars dhe pret Holandën më 26 mars në Frankfurt.

“Do të luaj sërish për Gjermaninë në mars. Pse? Për shkak se ma kërkoi trajneri (Julian Nagelsmann), jam në formë të shkëlqyer dhe jam i sigurt se me grupin që kemi, në Kampionatin Evropian, mund të bëjmë shumë më tepër se sa mendojnë shumica!”, shkruan Kross në profilin e tij në Instagram.

Mesfushori gjerman është 34 vjeç dhe po luan futbollin më të mirë të karrierës së tij, kështu që ka kuptim që ai të përfitojë nga një mundësi tjetër për të udhëhequr Gjermaninë në Europian.

Pas Euro 2020, Kroos mori një pushim nga futbolli ndërkombëtar për t’i dhënë përparësi kalimit të kohës me familjen e tij dhe për t’u siguruar që ai të mund të mbante nivele të larta të performancës në Real Madrid.

Ai ka grumbulluar 106 paraqitje për Gjermaninë dhe ishte një figurë kyçe në ekipin që fitoi Kupën e Botës në 2014.

Ndërkohë, Kroos nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e tij në Real Madrid.

Bordi e ka njoftuar pak kohë më parë se ai mund të rinovojë kontratën e tij, e cila i skadon më 30 qershor, kur të dëshirojë.