3 tetor 2015 – Vret veten një vajzë 16 vjeçe në Krujë.
Adoleshentja me inicialet D.R. i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme me një pistoletë në banesën e saj në fshatin Nikël.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje, njofton se në shtëpinë e të ndjerës u gjetën pistoleta model TT, një krehër me 6 fishekë, një gëzhojë dhe një predhë e deformuar, të cilat u bllokuan në cilësinë e provës materiale.
Nuk bëhen ende të ditura arsyet e vetëvrasjes së 16-vjeçares, që vendosi të vetëflijohej në një moshë kaq të re.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Vetëvrasja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
/S.L. portali DurresLajm/