·       OST dhe “Energoinvest”, punime në linjën e transmetimit 400 kV Tiranë-Podgoricë

DURRËS, 2 maj 2015–  Operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE) njofton se në periudhën 2-10 maj 2015, për 10 orë rresht, ora 8-18:00, do të kryhen punime në linjën e transmetimit 400 kV Tiranë-Podgoricë. Për këtë shkak operatori i sistemit të transmetimit (OST) dhe kontraktuesi “Energoinvest” kanë kërkuar stakimin e linjës 110 kV Fushë Krujë-Krujë për periudhën 2-5 maj 2015, ora 8-16:00. Për pasojë, nuk do të kenë drita qyteti i Krujës, Krasta, Malësia e Krujës, fshatrat Bruz Mali, Rranzë, burgu i Krujës si dhe fabrikat e drurit e këpucëve.

 

 

 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/