DURRËS, 29 nëntor 2014– Terroristë të panjohur janë orvatur të presin 70-vjetorin e çlirimit me… tritol, pikërisht në “kryeqendrën” e shpërthimeve të lëndës plasëse, në Fushë-Krujë.
BLUTË
Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njoftoi se ditën e 70-vjetorit të çlirimit të vendit nga nazifashistët, të shtunën, më 29 nëntor 2014, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur Kodra e KomentetZograçes, në afërsi të rezervuarit në fshatin Halil të Krujës, është zbuluar një sasi e papërcaktuar tritoli. Lënda plasëse ishte vendosur në të dy këmbët r një shtylle të tensionit të lartë, në lartësi 3 metra nga sipërfaqja e tokës.
Forca policie nga Durrësi dhe Kruja si dhe xhenierë shkuan në vendngjarje dhe kryen veprimet e para hetimore. Lënda e paplasur u çaktivizua nga ekspertët.
Po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbulimin e rrethanave që çojnë në zbardhjen e saj. Deri tani policia ka shoqëruar 8 persona. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ky është një akt terrorist.
MEDIET
Një medie afër së majtës raporton se “nga hetimet paraprake del që eksplozivi ishte planifikuar të shpërthente në kohën kur në kryeqytet po mbahej ceremonia ushtarake në nder të 70-vjetorit të çlirimit”. Po ashtu televizionet dhe gazetat kanë njoftuar se një ditë më parë, më 28 nëntor 2014, Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani, deklaroi, ndër të tjera, në qytetin e Krujës: “Pranë këtij qyteti ku jemi mbledhur sot ndodhet edhe një vend siç është Mukja… Prishja e kësaj marrëveshjeje na kujton se sa shumë kemi rrezikuar kur pushteti vihet mbi shtetin si qëllim i vetëm duke e konsideruar kundërshtarin armik”.
TRYSNI?
Ka gjasa që lënda plasëse të jetë vënë si mjet trysnie ndaj operacioneve të policisë së shtetit dhe OSHEE-së për energjinë elektrike. Opozita, që e ka Krujën si bastion, është shprehur kundër aksioneve për ndëshkimin e hajdutëve të dritave.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





