Efektivat e Policisë së Shtetit, në Krujë, kanë arrestuar shtetasit H. Z., 57 vjeç, F. Z., 27 vjeç, dhe Y. Z., 24 vjeç, që të tre banues në fshatin Larushkë. Arrestimi i babait dhe dy djemve të tij u bë pasi, një ditë më parë, në fshatin Larushkë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur me armë zjarri tip pistoletë dhe i kanë goditur makinën me targa AA 892 DF një kushëriri të tyre, shtetasit F. Z., 35 vjeç. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, u gjetën edhe katër gëzhoja nga qitjet që ishin kryer. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve të arrestuar, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe arma e përdorur.
Krujë, arrestohet babai dhe dy djemtë, kanosën me armë kushëririn
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, 8 gusht 2026
“Rama në burg, Berisha në burg!” Mbyllet dita e 69-të e protestës
Situata me zjarret, 9 vatra në të gjithë vendin, ende disa prej tyre aktive
“Lajm i mirë për Durrësin”, arkitektja Koja: TID duhet të pezullohet dhe të rishikohet mbi realitetin e ri juridik dhe urbanistik





