DURRËS, 8 shkurt 2014 –Po bëhet rutinë zbulimi i tritolit dhe armëve në banesat e qytetarëve krutanë, pasi janë shpërthimet me lëndë plasëse janë të dendura. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 8 shkurt 2014 paradite u arrestua Tahir K., 48 vjeç, me banim në qytetin e Krujës. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe sekuestruan 2 kallëpe tritoli me nga 400 gr. secili, fitil zjarr-përcjellës, 100 copë fishekë model 56 si dhe 2 pushkë automatike.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/