KRUJË, 30 gusht 2013 – Shpatet e maleve të Krujës, ku banojnë familje në një varfëri të skajshme, janë shndërruar në “plantacione” kanabisi, pasi në disa raste gjatë muajit gusht organet ligj-zbatuese kanë zbuluar me mijëra rrënjë. Kështu ka ndodhur dhe më 29 gusht 2013. Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit bën të ditur se në bazë të planit të operacionit “Guri i zi”,  në fshatrat Shqezë dhe Mafsheq të komunës së Çudhisë, forcat e komisariatit të Krujës evidentuan 28 parcela me kanabis. Aty ishin mbjellë 1120 bimë, të cilat, pasi u korrën nga uniformat blu, u asgjësuan.

Info /

Komuna Çudhi ka në përbërje fshatrat Nojë, Mafsheq, Shqezë, Shkretë, Çudhi-Qendër, Çudhi-Kamp, Kroi-Madh, Bruz-Zall, Bruz-Mal, Rranxë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/