Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës së tyre për evidentimin dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kurcaj dhe Bret, Krujë gjetën dhe asgjësuan me anë djegies rreth 1 320 bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa.
Gjithashtu gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë.
Efektivët blu, kanë vijuar hetimet dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit " parashikuar në nenet 284 dhe 278 të Kodit Penal.





