DURRËS, 2 tetor 2014 – Sipas një informacioni paraprak të Drejtorisë së policisë së qarkut Durrës-Krujë, më datë 1.10.2014, rreth orës 22.00, në fshatin Mafsheq të komunës së varfër malore të Çudhisë të rrethit të Krujës, ka rënë zjarr në stanin e shtetasit N. K.,
Raportohet se janë djegur rreth 50 krerë bagëti të imëta.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Info
Fshati Mafsheq ndodhet në një shpat mali, ku takohen tre përrenj dhe formojnë lumin e Drojës, gjë që e bën Mafsheqin një fshat piktoresk pamje marramendëse.
Ka një klimë të butë mesdhetare malore dhe nuk ka ndotje.
Zona është e përshtatshme për turizmin e aventurave (viking) dhe llojshmëri bimësh.
Uji është i pastër dhe ka shpella dhe rrënoja mijëravjeçare.
Sipas etnologëve, ende janë në këmbë shtëpi guri qindravjeçare me simbole judeo-kristiane gdhendur mbi to, si te “Kulla e Likës” ose “Kulla e Begës”.
Ka pak banorë, për shkak të shpërnguljeve më poshtë, në Krujë apo Fush-Krujë, por ka ende njerëz që jetojnë atje.
Fshati është i njohur edhe për jetëgjatësi.
Megjithëse ka kopshte dhe toka të kultivuara, këtu jeta është e vështirë, gjë që i ka detyruar disa vendas të merren me kultivim kanabisi.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





