DURRËS, 30 shtator 2013 – Jo vetëm kanabis, fshatarët e varfër të zonës së Nojës në Krujë “kultivojnë” dhe prerje drurësh në pyje. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit bën të ditur se të shtunën, më 28 shtator 2013, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj Sh. P., 35 vjeç, banor i fshatit Shkretë, komuna Çudhi. Gjatë një kontrolli iu bllokua automjeti tip Benz kamion, pa targa, i ngarkuar me 17 metra kub lëndë ahu, që e kishte prerë në malin e Krujës dhe e transportonte pa dokumentacionin përkatës. Materialet procedurale iu përcollën prokurorisë së rrethit gjyqësor Krujë për veprën penale të prerjes së paligjshme të pyjeve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





