DURRËS, 22 shtator 2014 –  Ende vazhdojnë të funksionojnë “Lazaratët” në rrethin e Krujës, që po goditen nga uniformat blu.

Drejtoria e policisë së shtetit të qarkut të Durrësit bën të ditur se, të shtunën, më 20 shtator 2014, në fshatrat Verjon, Barkanesh dhe Cudhi të rrethit të Krujës, shërbimet e policisë evidentuan 9 parcela te mbjella me 752 rrënjë kanabis, që u asgjësuan me anë të djegies.

Po punohet për identifikimin e autorëve.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/