KRUJË, 15 tetor 2014 – Pa zhurmë mediatike, më 14 tetor 2014, filloi faza e parë e projektit të restaurimit në Pazarin e Krujës, teksa në shtator u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit për projektin për "Rigjallërimin dhe Përmirësimin e Zonës Turistike- Pazari i Krujës", njoftoi drejtoria rajonale e kulturës kombëtare e Durrëits.
Më këtë rast në qytetin e Krujës u zhvillua një ceremoni, ku ishin të pranishëm zëvendëskryeministri Niko Peleshi, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, kryetari i bashkisë së Krujës Shkëlzen Hoxha etj.
Në këtë fazë të parë të projektit u vizituan Pazari i Vjetër i Krujës dhe u kryen takime me përfaqësues të biznesit dhe artizanë, si dhe vizitë në Muzeun e Krujës, etj.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





