DURRËS, 24 dhjetor 2013 – Baba e bir, ndonëse banonin në shtëpi të ndryshme, mbanin pa leje, i pari një kallash dhe tjetri pushkë vetëmbushëse. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 23 dhjetor 2013, ora 18.00, u arrestua Geg S., 60 vjeç, nga fshati Hasan Krujë dhe i biri, Klodiani, 24 vjeç. Gjatë kontrollit në banesat e tyre, u gjetën dhe sekuestruan një automatik model 56, dy krehra me nga 20 copë fishekë kalibër 7.62 mm dhe një pushkë model 63 me 13 copë fishekë kalibër 7.62 mm.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





