DURRËS, 27 mars 2014 –  Konfliktet në familje janë bërë të shpeshta saqë kanë degraduar deri dhe në akte të dëshpëruara sikurse është vetëvrasja, ku në veçanti viktima janë femrat.

Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 26 mars 2014, rreth orës 15.00, u dërgua në Spitalin Ushtarak Tiranë për ndihmë mjekësore një 22-vjeçare, banuese në komunat e rrethit të Krujës.

E reja është e plagosur në kraharor me armë zjarri, por aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga tërësia e veprimeve të para hetimore të ndërmarra, doli se kjo vajza është vetëplagosur me armë zjarri për shkak të konflikteve familjare që ka pasur me bashkëshortin e saj, Ekel K., 26 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë, duke iu sekuestruar arma e krimit, automatik model 54.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/