DURRËS, 8 shkurt 2014 –  Tragjedi e rëndë me 4 fëmijë; armatimi i mbetur pas ngjarjeve 1997-ës, “afeksioni” i disa krutanëve pas mjeteve shpërthyese industriale / artizanale për hakmarrje janë shkaktarë vdekjes së një njomëzaku dhe plagosjes së tre motrave dhe vëllezërve të viktimës. Fillimisht drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njoftoi se në orën 9.00 të paradites së 8 shkurtit 2014, në një kullotë në fshatin Greps (një merr i tillë nuk figuron, mund të jetë fshati Virjon – “Dyrrah”-u) të komunës së Niklës së rrethit të Krujës, gjatë një shpërthimi janë lënduar 4 fëmijë të familjes Tema: Sabiani 6 vjeç, Fredi 6 vjeç; Xhuli, 9 vjeç; Brunilda, 8 vjeçe. Të dëmtuarit u dërguan ne spitalin ushtarak me helikopter. Mësohet se ndërroi jetë në spital 6-vjeçari Sabian, njëri prej 4 të miturve. Tre të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas xhaxhait të të miturve, “fëmijët luanin rreth 200 metra larg shtëpisë, dëgjuam një shpërthim dhe shkuam pranë tyre. Ende nuk e dimë çfarë ka shpërthyer, fëmijët luanin shpesh në atë zone. Dëgjuam një shpërthim të madh. Kur shkuam gjetëm fëmijët të plagosur. Pranë fshatit është një vendgrumbullim mbeturinash ku çfarë nuk hidhet. Atje duhet ta kenë gjetur granatën”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/