Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë.
Sipas njoftimit të policisë, një makinë tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin I. M., këmbësor, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit ka braktisur makinën dhe është larguar.
NJOFTIMI I POLICISË:
Krujë/Informacion paraprak
Me datë 31.10.2021, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, një mjet tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I. M., këmbësor, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili ka braktisur automjetin dhe është largur nga vendngjarja.





