Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:45, në fshtin Luz të Krujës, ku automjeti me drejtuese shtetasen A. D., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues.
Si pasojë është dëmtuar pasagjeri B. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.





