DURRËS, 6 nëntor 2013 – Qyteti i Skënderbeut merr frymë lirisht pas çlirimit nga gazrat e gomave të djegura. Inspektorati Mjedisor në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe Policinë e Shtetit, shënon më 6 nëntor 2013, mbylljen e 124 furrave të gëlqeres në zonën e Krujës (qarku i Durrësit), njoftoi ministri durrsak i Mjedisit, Lefter Koka.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





