DURRËS, 10 tetor 2013 – Në rrethin e Krujës po bëhet “modë” që problemet t’i zgjidhin duke kërcënuar me lëndë plasëse natën. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 9 tetor 2013, gjatë natës, në fshatin Nikël të rrethit të Krujës, në dyqanin e një femre me inicialet R. Sh., është vendosur eksploziv. Të nesërmen, më 10 tetor 2013, po natën, ora 1.30, në zyrën e avokatit Sh. F. në Krujë është vendosur lëndë plasëse. Në të dy rastet, nga shpërthimet, ka pasur vetëm dëme materiale. Ndërkohë po hetohen pistat e mundshme për të zbardhur autorësitë dhe motivet e ngjarjeve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





