DURRËS, 15 janar 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë bëri të ditur se, të mërkurën, më 14 janar 2015, u shpallën në kërkim Oltion Caca 21 vjeç, dhe Lavdi Alla 28 vjeç, banues në fshatrat e rrethit të Krujës.

Blutë thonë se, rreth orës 13.20, duke udhëtuar me një “Benz”, kanë kundërshtuar e goditur punonjësit e policisë me shërbim Gentian Haxholli e Demush Sokolaj. Të dy të rinjtë më pas janë larguar. Mjeti është bllokuar. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/