· Ndërron jetë në spitalin ushtarak 71-vjeçari Dedë Muça nga fshati Mallkuç i Bubqit
DURRËS, 29 shtator 2014 – Trafiku prej skëterre në boshtin rrugor Fush-Krujë-Rinas-Tiranë ka bërë shumë kurbane njerëzore, teksa fatkeqësia e fundit ka ndodhur në fundjavë, më 27 shtator 2014, ku iu mor jeta një të moshuari.
Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrës-Krujës bëri të ditur se të shtunën, më 27 shtator 2014 u bë arrestimi në flagrancë i Mikel Musteqes, 49 vjeç, nga fshati i Hasanit në bashkinë e Fushë-Krujës.
Blutë sqarojnë se në orën 17.00, në segmentin rrugor Fushë-Krujë – Rinas, në afërsi të Urës së Gjolës, duke drejtuar Volkswagen-in me targa AA289CL, i ndaluari nga forcat ligjzbatuese, ka përplasur 71-vjeçarin Dedë Muça, që banonte në fshatin Mallkuç të komunës së Bubqit në rrethin e Krujës.
I moshuari po drejtonte një motoçikletë Yamaha pa targë.
Ndonëse i dëmtuari u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak në Tiranë, më pas ka gjetur vdekjen aty.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





