DURRËS, 26 gusht 2013 – Në mbrëmjen e së dielës kanë bërë sherr me rrugorët, madje kanë guxuar të vënë dhe dorë, kështu kanë vepruar babë e bir. Drejtoria e policisë së shtetit të qarkut të Durrësit njofton se në orën 2 pas mesit të natës, të hënën, më 26 gusht 2013 u arrestuan në flagrance A. B., 49 vjeç, dhe i biri Xh. B. 16 vjeç nga fshati Thumanë i rrethit të Krujës. Ata dyshohen se të dielën, më 25 gusht 2013, ora 19.30, në fshatin Thumanë kanë kundërshtuar dhe goditur policët rrugorë në detyrë. Atyre do t’u duhet të përgjigjen para prokurorisë krutane për veprat penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë dhe të goditjes për shkak të detyrës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





