DURRËS, 23 dhjetor 2014 –  Drejtoria e policisë së shtetit në qarkun Durrës-Krujë njofton se të hënën, më 22 dhjetor 2014, rreth orës 23.30, u arrestua në flagrancë Luan Hoxha, 44 vjeç, banues në qytetin e Krujës.

Blutë thonë se gjatë kontrollit që kanë bërë punonjësit e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike (OSHEE) në mjediset e Bar-Kafes, në pronësi të Hoxhës, u vërejt se matësi i energjisë elektrike ishte pa vulë dhe se energjia elektrike ishte ndërprerë para disa muajve. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/