Krujë, 3 qershor 2014 – Operacioni policor “Mukje 2014” ka asgjësuar 4000 rrënjë kanabis në pyllin e fshatit me të njëjtin emër në komunën Nikël të Krujës.
Gjatë operacionit policor të ndërmarrë paraditen e sotme, janë konstatuar të mbjella në 30 parcela rreth 4000 rrënje bimë, me një gjatësi që varionte nga 40 cm deri në 90 cm.
Më pas është bërë asgjesimi e djegia e plotë e këtyre bimëve. Pas asgjësimit të lëndës narkotike, policia është duke kryer veprimet e para hetimore dhe po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngajrjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i K. Penal.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





