Krujë, 7 mars 2014 – Policia e Krujës ka bërë të mundur ndalimin e dy shtetasve që zotëronin një sasi të konsiderueshme municionesh luftarake. Në pranga kanë rënë shtetasit Shaqir Keqi dhe Bajram Biçaku. Policia njofton se po vijon punën në drejtim të goditjes së rasteve të mbajtjes apo përdorimit të lëndëve plasëse.
Shtetasit Shaqir Keqi ju sekuestruan:
-800 cope fishekë automatiku model 56
-1 pushkë automatike
-2 m fitil zjarrpërcjellës
-23 kapsolla detonatore qe shërbejnë për shpërthimin e lëndëve plasëse
Shtetasit Bajram Biçaku ju sekuestruan:
-rreth 800 cope fisheke automatiku model 56
-20 copë fisheke model 54a
-1 pushke automatike
-6 granata ofensive
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





