DURRËS, 28 dhjetor 2014 – Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në qytetin e Krujës, teksa janë prangosur në mesnatën e së premte-të shtunës 11 banorë të një pallati, duke vjedhur dritat, të cilat u ishin hequr qysh më 3 dhjetor 2014.
Sikurse njoftonte, qysh më 23 dhjetor 2014, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), pas një analize të hollësishme, drejtoria e Durrësit, nisi një aksion të gjërë kontrolli në qytetin e Krujës, rajon ky problematik me mospagesën e energjisë elektrike. Aksioni i verifikimit dhe kontrollit u përqendrua në kabinat që furnizojnë qendrën e qytetit. Pas matjeve përkatëse, rezultuan anomali në sasitë e raportuara të energjisë.
Ndërkohë Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të shtunën, më 27 dhjetor 2014, ora 1.00, pas mesnatës, u arrestuan në flagrancë të 11 kryefamiljarë të një pallati në qytetin e Krujës, duke rilidhur energjinë, që u ishte ndëprerë qysh më 3 dhjetor 2014. Dosjet e tyre kanë kaluar për shqyrtim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Krujës duke bërë që thuajse një pallat i tërë të dalë para gjyqit për vjedhje të energjisë:
1-Shpëtim Bami 63 vjeç.
2-Xhemal Caca 56 vjeç.
3-Lulzim Pengili 43 vjeç.
4-Shkëlzen Shullazi 39 vjeç.
5-Kujtim Laçi 23 vjeç.
6-Mehdi Dallaku 59 vjeç.
7-Bujar Ternova 64 vjeç.
8-Hysen Bega 54 vjeç.
9-Petrit Shullazi 45 vjeç.
10-Perlat Merlika 34 vjeç.
11-Halil Cara 54 vjeç.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





