Prangat për prostitucion edhe “klientit” edhe “shitëses” së trupit të vet
KRUJË, 23 nëntor 2013 – Nuk merren vesh në pazar dhe blutë krutane i kapin “live” në një skenë seksi të dhunshëm, duke u vënë prangat për prostitucion të dyve, “klientit” dhe “shitëses” së trupit të vet. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se u ka prishur “fundjavën” Leonard K., 30 vjeç, me banim në Fushë Krujë, i dënuar më parë për moskallëzim krimi dhe H. L., 25 vjeçe, me banim në Elbasan. Forcat e rendit kanë kapur në flagrancë Leonard K. në kohën kur po kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me 25-vjeçaren. Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore, rezultoi se prostituta kishte diskutuar më parë mbi shumën e parave me klientin e saj dhe, duke qenë se nuk kishin rënë dakord, ky i fundit ndërmori përdhunimin. I pari akuzohet për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura; e dyta për ushtrim prostitucioni.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





