Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve ka vijuar kontrollet e nisura prej disa ditësh në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës, në impiantet e prodhimit dhe  përpunimit të materialeve inerte, kryesisht gurore, si edhe aksionin për identifikimin e furrave të gëlqeres. ISHMP ka konstatuar ngritjen e aktivitetit të paligjshëm të 20 furrave të gëlqeres, të cilat do mbyllen të gjitha. Aktualisht fadromat e ISHMP kanë prishur gjashtë prej tyre.

Gjatë kontrollit janë revokuar lejet mjedisore për tre gurore, për shkeljen e kushteve mjedisore gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre. Kreu i ISHMP, Ergys Agasi, ka deklaruar se institucioni që drejton do të ushtrojë të gjitha kompetencat ligjore, në sigurimin e një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm, si dhe do të penalizojë me ndëshkime maksimale të gjithë ata individë apo subjekte që do të ushtrojnë aktivitet në kundravajtje me ligjet dhe normat mjedisore.