KRUJË, 23 nëntor 2013 – Atë që nuk po e bëjnë dot inspektorët e mjedisit, po e realizojnë forcat ligj-zbatuese të Krujës, të cilat kanë vijuar punën edhe të shtunën, më 23 nëntor 2013, me kontrollet ndaj ndotësve të ajrit, duke proceduar penalisht tre pronarë furrash gëlqereje në një fshat. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë ka  proceduar në gjendje tw lirw për ndotje të mjedisit tre shtetas nga  Fushë-Kruja, pronarë furrash gëlqereje pa leje të hapura në fshatin Halil të bashkisë së Fushë-Krujës: A. B., 34 vjeç, H. B., 30 vjeç, dhe Gj. M., 61 vjeç. Një ditë më parë, të premten, më 22 nëntor 2013, u procedua penalisht në gjendje të lirë B. S., 36 vjeç, banues në fshatin Zgërdhesh.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/