Një sasi lënde plasëse e llojit artizanal, ka shpërthyer pranë banesës së një personi me precedentë penalë në fshatin Greps të Niklës në Krujë.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:56 gjatë natës, kur një person ende i paidentifikuar, ka vendosur lëndën plasëse në afërsi të banesës së 36-vjeçarit Roland Tema.
Burime nga policia bëjnë me dije se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por është thyer vetëm një xham i mjetit tip Fuoristradë ML, me targa AA 510 CB, në pronësi të Temës, i cili ishte i parkuar në afërsi të banesës.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se Roland Tema është person me precedentë penalë të mëparshëm.
Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.





