DURRES, 26 qershor 2013 – Emiljano Shota, i shumëkërkuari nga Interpol Tirana, është vetëdorëzuar në komisariatin e policisë së Krujës.

Sipas policisë Shota ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për pengmarrjen e një biznesmeni në bashkëpunim.

Ngjarja ka ndodhur në fund të vitit 2012, ku Emiljano Shota akuzohet se në bashkëpunim me kushëririn e tij Loren Shota 23 vjec, kanë marrë peng biznesmenin Italian Andrea Kalevo për 15 ditë rresht, duke i kërkuar familjarëve kundrerjtë lirimit shumën prej 8 milion euro. 

Prej asaj kohe Shota fshihej në fshatin Bilaj në Krujë, tek disa të afërm të tij, ndërsa vetëm ditën e sotme ka vendosur të vetëdorëzohet në polici.

/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/