Vetëhelmohet një moshuar në fshatin Nikël, të Krujës. Është gjetur në gjendje të rëndë 86-vjeçarja V. T. Gruaja u dërgua në Spitalin e Krujës, por nuk mundi të mbijetojë, ndërsa mjekët konstatuan se kishte pirë fostoksinë. Lidhur me këtë ngjarje vijojnë ende hetimet, ndërsa paraprakisht mësohet se e moshuara së fundmi kishte shfaqur shenja depresioni.





