Krujë, 25 qershor 2014 – 2300 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar nga policia paraditen e sotme në territorin e rrethit Krujë.
Sipas burimeve policore, parcelat u konstatuan nga shërbimet në terren në fshatrat e komunës Nikël.

Vlen të përmendet fakti se në këto terrene të vështira u gjetën edhe sera për kultivimin e lëndës narkotike.

Rezultatet e aksionit të sotëm të policisë:

-Tek kodrat e fshatit Zezë, në anën veriore të liqenit të Vrionit, u gjetën 350 rrënjë bimë
-Në bregun lindor të këtij liqeni u gjetën 9 parcela dhe 2 sera me 1870 rrënjë
-Në fshatin Vrion, në kufi me Tiranën u gjetën 50 rrënjë
-Në fshatin Nojë u gjetën 30 rrënjë bimë narkotike

Sipërfaqja ku ishin mbjellë bimët narkotike rezulton të jetë pa pronar, por shërbimet e Policisë po hetojnë rreth kultivuesve të kanabisit.

Një ditë më parë, në fshatrat e Krujës dhe në komunën e Ishmit, policia asgjësoi 2300 rrënjë kanabis, madje konstatoi se fara e përdorur nga kultivuesit bënte të mundur rritjen dhe pjekjen e bimës për 40 ditë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/