DURRËS, 30 shtator 2013 – Nuk pushojnë lajme me aksione antidrogë në “Lazaratin” e Krujës. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 28 shtator 2013, në territorin e fshatit Nojë të komunës së varfër të Çudhisë në rrethin e Krujë uniformat blu asgjësuan 50 rrënjë kanabis, të mbjella në dy parcela në pyllin e këtij fshati. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve të kultivimit.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





