28 maj 2015 – Mesditën e djeshme më 27 maj, Policia e Krujës ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar ”Krastë 2015”, duke vënë në pranga një 21-vjeçar.
Sipas njoftimit për shtyp nga Policia e Durrësit, mësohet se uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Emirjan Voga, banues në Krujë, pasi në pronën e tij u gjetën kanabis, armë dhe fishekë.
Nga kontrolli në pronën e tij u gjetën dhe u sekuestruan:
-11 parcela të mbjella me rreth 1 370 bimë narkotike të dyshuar të llojit kanabis sativa, në lartësi 20 – 50 cm, të cilat u asgjesuan me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale,
-dy armë zjarri automatike, model 56 të kalibrit 7.62 mm,
-pesë krehëra automatiku,
-121 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Materialet në ngarkim të 21-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprime të mëtejshme për veprat penale: “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/