Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e së martës një takim me kryebashkiakët në ikje të Partisë Demokratike, për të diskutuar edhe formën e protestës që ata do të ndjekin.

Kryebashkiaket e djathtë që humbën mandatet thonë se nuk do t’i lëshojnë zyrat. Ata janë mbledhur me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë e PD për të marrë një vendim për hapat që do të ndiqen më tej.

Asnjë prej kryebashkiakëve të PD nuk e njeh 30 qershorit dhe për këtë ata kanë deklaruar se nuk do t’i lëshojnë zyrat.