Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sakoora ka marrë pjesë në Samitin e Tiranës ku ishin të pranishëm kryebashkiakët e rrjetit të B40 Balkan Cities Network.

Tema e Samitit për këtë vit, ku Tirana ka marrë presidencën, është “Ndërtimi i qëndrueshmërisë urbane dhe reagimi ndaj krizave”.

Sako shprehet në një status në “Facebook” se gjatë punimeve të Samitit ka zhvilluar takime me Sekretarin e Përgjithshëm të rrjetit Eurocities André Sobczak dhe Sekretaren e Përgjithshme të Asosacionit Evropian për Demokracinë Vendore, Antonella Valmorbida ku diskutuan lidhur me forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen.