Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ka uruar besimtarët myslimanë në prag të nisjes së Muajit të Ramazanit Sako shkruan se “Uroj që ky muaj i bekuar të sjellë sa më shumë paqe, harmoni e begati në familjet e qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve”.
Postimi në Facebook:
I uroj të gjithë besimtarëve myslimanë: Gëzuar Muajin e Madhërishëm të Ramazanit.
Ky muaj na kujton të gjithëve forcën e shenjtë të sakrificës dhe durimit, dritën e virtytit dhe vlerave njerëzore.
Uroj që ky muaj i bekuar të sjellë sa më shumë paqe, harmoni e begati në familjet e qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve.
Agjërim të lehtë dhe të pranuar!