Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako është takuar ditën e sotme me Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose.
Sako bën me dije se gjatë takimi është firmosur një marrëveshje bashkëpunimi, për t`i krijuar “mundësi të dënuarve për t’u riintegruar me sukses në shoqëri, duke u ofruar mbështetje konkrete në fusha si punësimi dhe formimi profesional.”
Postimi i plotë i Sakos në “Facebook”:
Prita në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Klevis Qose me të cilin nënshkruam një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi.
Përmes këtij partneriteti synojmë t’u krijojmë mundësi të dënuarve për t’u riintegruar me sukses në shoqëri, duke u ofruar mbështetje konkrete në fusha si punësimi dhe formimi profesional.
Ky është një angazhim i përbashkët për një të ardhme më të sigurt, ku çdo individ ka mundësinë të rikthehet dhe të japë kontributin e tij në komunitet.