Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ka vizituar ditën e sotme kishën ortodokse, me rastin e Krishtlindjes, nga ku ka urur të gjithë besimtarët katolikë.

“Në këtë ditë të shenjtë u shpreh besimtarëve të krishterë por edhe qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve, urimet më të ngrohta e të përzemërta”, shkruan ndër të tjera Sako në postimin e saj në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës në kishën ortodokse me rastin e Krishtlindjes.

Në këtë ditë të shenjtë u shpreh besimtarëve të krishterë por edhe qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve, urimet më të ngrohta e të përzemërta:

Gëzuar e për shumë vjet Krishtlindjen, i uroj të gjithëve shëndet e mbarësi, sa më shumë dashuri e solidaritet për njëri tjetrin. Uroj që në çdo shtëpi tuajën të mbizotërojë lumturia familjare, harmonia, begatia e mirësia.

Gëzuar!