Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ndodhet në SHBA në një aktivitet shkëmbimi eksperiencash dhe praktikave të mira me homologët e pushtetit vendor në SHBA, të organizuar nga Shoqata për Autonomi Vendore.
Sako është e pranishme në këtë aktivitet si pjesë e delegacionit të përbërë nga disa kryetarë të bashkive shqiptare dhe Drejtores Ekzekutive të SHAV.
Në postimin e saj në rrjetet sociale, Sako shkruan se “Në aktivitetin dhe takimin e zhvilluar diskutuam për çështje të ndryshme që lidhen me pushtetin vendor si edukimi parashkollor dhe metodat e përmirësimit të cilësisë së këtij sektori, rritja e cilësisë dhe përmirësimi i shërbimeve publike të ofruara nga pushteti vendor bazuar në standardet ndërkombëtare dhe metodat inovative, politikat e zhvillimit ekonomik lokal, hartimi i planeve dhe programeve strategjike zhvillimore, mbështetje për zhvillimin e biznesit, organizimi i shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal dhe tema të tjera.”
Postimi i plotë:
Në SHBA si pjesë e delegacionit të përbërë nga disa kryetarë të bashkive shqiptare dhe Drejtores Ekzekutive të SHAV, Adelina Farrici, në një aktivitet shkëmbimi eksperiencash dhe praktikave të mira me homologët e pushtetit vendor në SHBA, të organizuar nga Shoqata për Autonomi Vendore.
Gjatë aktivitetit kishim kënaqësinë e veçantë të zhvillonim një takim me Kryetaren e Bashkisë së West Hartford, Connecticut, Shari Cantor, Nënkryetarin Rick Ledwith, Drejtoren e Departamentit të Arsimit në Edukimin Parashkollor, Irene Garneau, Drejtorin e Punëve Publike, John Phillips dhe Koordinatoren e Riciklimit Katherine Bruns.
Në aktivitetin dhe takimin e zhvilluar diskutuam për çështje të ndryshme që lidhen me pushtetin vendor si edukimi parashkollor dhe metodat e përmirësimit të cilësisë së këtij sektori, rritja e cilësisë dhe përmirësimi i shërbimeve publike të ofruara nga pushteti vendor bazuar në standardet ndërkombëtare dhe metodat inovative, politikat e zhvillimit ekonomik lokal, hartimi i planeve dhe programeve strategjike zhvillimore, mbështetje për zhvillimin e biznesit, organizimi i shërbimeve në mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal dhe tema të tjera.