Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, përmes një postimi në rrjete sociale u ka uruar qytetarëve të Kosovës 15-vjetorin e pavarësisë.

“U uroj qytetarëve të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen: Gëzuar Pavarësinë e Kosovës.

Mirënjohje per luftëtarët, intelektualët, veprimtarët, bijat dhe bijtë e kombit tonë që dhanë jetën për këtë ditë”,- shkruan ndër të tjera Sako në postimin e saj.

Në të njëjtën kohë ajo vlerëson kontributin e madh dhe përpjekjet e popullit të Kosovës për të konkretizuar 15 vite më parë aspiratat e kosovarëve për të qenë shtet i pavarur.

Nderimi më i thellë për përpjekjet shumëvjeçare të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, po keshtu vlerësojmë mbështetjen e çmuar e të vazhduar të miqve e aleatëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe të gjitha vendeve që kontribuan për këtë ngjarje të madhe për mbarë kombin shqiptar.

Këto 15 vjet Kosova është përballur me sfida të vështira por ka patur edhe shumë arritje të rëndësishme në rrugëtimin drejt integrimit evropian që ne po bëjmë së bashku vëllazërisht”,- shkruan Sako.