17 automjete të reja i janë shtuar flotës së mjeteve të pastrimit të Durrësit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiakja Emiriana Sako përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se bashkia është e vendosur që Durrësi të jetë qyteti më i pastër i vendit.

“Me mjetet moderne dhe duke punuar me përkushtim do të kemi rrugë dhe hapësira publike të pastra, duke patur kështu një qytet më të mirë për qytetarët tanë por edhe për turistët e shumtë që vizitojnë qytetin tonë.”, shkruan ndër të tjera Sako në postimin e saj.

Statusi i plotë:

17 automjete të reja i janë shtuar flotës së mjeteve të pastrimit të Durrësit duke rritur ndjeshëm efikasitetin në punën tonë.

Jemi të vendosur që Durrësi të jetë qyteti më i pastër i vendit dhe po punojmë vazhdimisht për të realizuar këtë objektiv.

Me mjetet moderne dhe duke punuar me përkushtim do të kemi rrugë dhe hapësira publike të pastra, duke patur kështu një qytet më të mirë për qytetarët tanë por edhe për turistët e shumtë që vizitojnë qytetin tonë.