Një çift i ri në Durrës është celebruar nga vetë kryebashkiakja e qytetit.
Kryetarja Emiriana Sako ka celebruar dy të rinjtë, Rexhinën dhe Gerin, ndërkohë që u ka uruar atyre jetë të lumtur dhe të jenë gjithnjë të bekuar pranë njeri-tjetrit.
“Jetë të lumtur çiftit të ri Rexhina dhe Geri.
Qofshi gjithnjë kaq të bekuar pranë njëri-tjetrit, të trashëgoheni, e përgjithmonë bashkë!”,– shkruan kryebashkiakja Sako, në një postim në rrjete sociale.





