Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, në prani të Kryeministrit Edi Rama, ka inspektuar fazën aktuale të punimeve në shëtitoren bregdetare. Ndërhyrjet po zhvillohen paralelisht me zgjerimin e brezit të ri ranor dhe synojnë krijimin e një zone të re rekreative dhe gjelbërimi mes shëtitores dhe rërës, ku parashikohen aktivitete kulturore dhe sportive për qytetarët dhe pushuesit.

” 📍 Durrës – Në shëtitoren bregdetare, ku paralelisht me zgjerimin e brezit të ri ranor, po ndërhyhet për të krijuar një zonë të re rekreative dhe gjelbërimi, midis shëtitores dhe brezit të rërës, ku do të zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore e sportive për qytetarët dhe pushuesit e qytetit bregdetar🏖🌳⚽🥍⛳🤾‍♀️🏄💚😍”, shkruan Sako.