Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako njofton se punimet në parkun e lagjes nr 17 janë drejt përfundimit.

Në postimin e saj në rrjetet sociale, Sako shkruan se “Janë shtuar mjediset e gjelbëra, ndriçimi, janë mbjellë një numër i madh pemësh, është ndërtuar një fushë basketbolli si dhe është rehabilituar e gjithë zona.”

Postimi i plotë:

Drejt përfundimit punimet për parkun e lagjes 17.

Janë shtuar mjediset e gjelbëra, ndriçimi, janë mbjellë një numër i madh pemësh, është ndërtuar një fushë basketbolli si dhe është rehabilituar e gjithë zona.

Këto sipërfaqe janë kthyer në lulishte plot gjelbërim dhe mjedise shlodhëse që janë në funksion të banorëve.